Pas ardhjes në jetë të Ajkës, çifti shumë i dashur për publikun, Besi dhe Xhensila janë fokusuar tek vogëlushja që asaj të mos i mungojë asgjë dhe të rritet plot dashuri.
Hera e parë kur çifti e prezantoi Ajkën me publikun ishte këtë verë kur vogëlushja festoi ditëlindjen.
Tani Besi e Xhensila kanë filluar të postojnë shpesh momente me Ajkën duke ia ëmbëlsuar ditën fansave.
Sot Xhensila ka zbuluar se Ajka i bën zbor Besit pasi i kërkon të jetë një princeshë. Këngëtarja ka publikuar foton e një babai të lyer me makeup dhe me fjongo në kokë dhe tregon se e njëjta gjë ndodh edhe me Besin duke e etiketuar.
“Mund të jesh mashkull njësh sa të duash, por nëse vajza jote të thotë që je një princeshë, do jesh një princeshë, pikë”, shkruhet në postimin e Xhensilës.