TAYGA I KOPJON SKENOGRAFINË E ”TIME CAPSULE”/ Capital T: Na bëj tag të paktën (FOTO) – AlpeGossip
TAYGA I KOPJON SKENOGRAFINË E ”TIME CAPSULE”/ Capital T: Na bëj tag të paktën (FOTO)

TAYGA I KOPJON SKENOGRAFINË E ”TIME CAPSULE”/ Capital T: Na bëj tag të paktën (FOTO)

Ka kaluar më shumë se një muaj nga super koncerti “Time Capsule” që Capital T mbajti në sheshin Nënë Tereza në Tiranë.
Ky koncert la një shije të mirë jo vetëm për ata që e përjetuan si eksperiencë por dhe për ata që e panë nga ana vizuale në rrjetet sociale.
Themi këtë pasi së fundmi, reperi me famë botërore Tyga ka mbajtur një koncert në Australi dhe skenografia e koncertit na duket shumë e njohur.
Skenografia në këtë koncert përfshin një T të madhe dhe dy geisha anësore. Të njëjtin koncept kishte para 1 muaji e gjysëm reperi shqiptar Capital T për “Time Capsule” C anësore, T në mes dhe C prapë.


“Na bej tag te pakten. Eshtë ok të inspirohesh” shkruan Capital T në instastory teksa ka parë ngjashmërinë e madhe të dy koncerteve.

Ndërkohë Capital T ka zbuluar se “Time Capsule 2” do zhvendoset në Europë, ndaj bën mirë që skenografinë e rradhës ta mbajë surprizë deri ditën e koncertit pasi duket se bota i ka sytë tek arritjet e artistit shqiptar.