NUK KA PUSHIM PAS LINDJES/ Ja ku do ta shohim Loredanën shumë shpejt (FOTO) – AlpeGossip
NUK KA PUSHIM PAS LINDJES/ Ja ku do ta shohim Loredanën shumë shpejt (FOTO)

NUK KA PUSHIM PAS LINDJES/ Ja ku do ta shohim Loredanën shumë shpejt (FOTO)

Kjo javë ka qenë padyshim shumë e lumtur për Loredanën dhe Mozzik. Ata u bënë prindër për herë të parë të një vajze, Hana.

Ndryshe nga personazhet e tjerë, ata e bënë menjëherë të ditur dhe publik lajmin shoqëruar me disa dedikime dhe me fotot e saj. Si një nënë e re, menduam se Loredana do të merrte të paktën këto javë pushim  nga angazhime në punë dhe muzikë.

Por duket se jo. Mozzik ka postuar një lajmërim në Instagram për koncertin e radhës, i cili do të jetë më 29 Dhjetor. Së bashku me të, do të jenë dhe Loredana dhe Getinjo.

“Pas pauzës tsë koncerteve/festivaleve po kthehemi të vazhdojmë pjesën më të bukur të muzikës.Po startojmë pikërisht nga qyteti ku jemi rritur e ku filluam çdo gjë ! Ferizaj më ka marr malli të këndoj  gjithë natën hite ❤️ Ju pres të gjithëve jo vetëm nga ky qytet,po e gjithë Kosova apo shtet tjetër 🤝”- shkruan ai bashkangjitur postimit.

Në fakt, detaji tjetër interesant është se ky është koncerti i parë për Loredanën në trojet shqiptare. Një mbyllje e bukur e këtij viti, për një vit akoma më të bukur për prindërit e rinj. /Blitz.al/