NDODHEN LARG NJËRI-TJETRIT/ Ja gjesti i ëmbël që Jakub bën për Afërdita Dreshajn (FOTO) – AlpeGossip
NDODHEN LARG NJËRI-TJETRIT/ Ja gjesti i ëmbël që Jakub bën për Afërdita Dreshajn (FOTO)

NDODHEN LARG NJËRI-TJETRIT/ Ja gjesti i ëmbël që Jakub bën për Afërdita Dreshajn (FOTO)

Në qershor të vitit të kaluar, modelja e njohur Afërdita Dreshaj kurorëzoi me martesë dashurinë e saj me sportistin çek, Jakub Kindl. Ata janë kthyer në një prej çifteve më të dashur për publikun, që tërheqin shpesh vëmendjen me gjestet e tyre të dashurisë në rrjete sociale.

Së fundmi, teksa Afërdita ka shkuar në pushime në Florida me motrën e saj, Jakubit ka nisur ti mungojë bashkëshortja.

Për këtë arsye, ai e ka surprizuar modelen, duke i dërguar nga Çekia një buqetë të madhe me trëndafila të kuq dhe një mesazh dashurie.

“Më mungon gruaja ime, shoqja ime e ngushtë – Jakub”, shkruhej në mesazhin që Jakub i kishte dërguar Afërditës.

“Zemra ime më surprizoi këtë mëngjes nga Praga.”- shkruan Afërdita e emocionuar.