“Romantiku” Yll Limani ka publikuar ditën e sotme këngën e tij të re, të quajtur “Ty”.
Kot nuk thamë romantiku më lart sepse edhe ky projekt është për dashurinë dhe për partnerin e zemrës.
Më shumë për këngën Ylli ka folur më Twitter ku shkruan: “Kënga ‘Ty’ i dedikohet gruas time, kudo që ajo gjendet për momentin [e qeshur]. Zemër, nëse po më dëgjon edhe të pëlqen, ty ta kam dedikuar, ty ta kam kushtuar”.
“Rri urtë, mos u llasto, prit sa të bashkohemi. Dhe bëji share!”, – përfundon Ylli në postimin e tij.
Sigurisht kjo është shkruar me humor nga këngëtari i ri, por urojmë të shërbejë si një ogur i mirë… dhe bëhet e Ylli çift.