Fituesja e Eurovizionit sulmon sërish Elenin: “Kujtoja se do ta fitonte, sepse…” - AlpeGossip
Fituesja e Eurovizionit sulmon sërish Elenin: “Kujtoja se do ta fitonte, sepse…”

Fituesja e Eurovizionit sulmon sërish Elenin: “Kujtoja se do ta fitonte, sepse…”

Ajo i dha Izraelit fitoren e parë në Eurovision në 20 vite. Por në intervistën e saj të parë zyrtare pasi u kthye nga Lisbona, Netta Barzilai zbuloi se nuk e priste që të merrte çmimin e madh.

“Fitoren nuk e kisha në xhep në asnjë moment dhe nuk e kisha atë ndjesi”, tha këngëtarja e “Toy” për Israel Hayom, i cili publikoi intrevistën ditën e djeshme.

“Edhe në spektaklin “The Next Star” [shfaqja që e dërgoi në Eurovision] dhe në çdo pikë tjetër të jetës sime, gjithmonë kam luftuar për veten time, madje edhe me veten. Të jem e sinqertë, jo për shkak të asaj që njerëzit mendojnë për mua, sepse nuk më intereson se çfarë mendojnë, por për shkak të asaj që unë mendoj për veten”, tha Netta.

Ajo dhe ekipi i saj ishin të vetëdijshëm për arritjen e Qipros dhe faktin që Eleni Foureira ishte më e votuara nga bastet.

“Isha e gatshme që Eleni të fitonte, nuk do të më rrëzonte kjo gjë, sepse gjithë jeta ime ishte kështu … Nuk dija asgjë tjetër… Gjithë jetën time jamë mposhtur nga gjërat standarde, gjithmonë.”