Ditët e fundit po përflitet se Alfio dhe Indriti do të largohen nga In Tv për një tjetër projekt në Tv Klan.
Alfio e konfirmoi lëvizjen e tij dhe Indritit në Klan, për emisionin “Chaud Patate” në Nrg Radio duke shtuar se bëhet fjalë për një projekt veror me autobuz kuzhinë, që do te lëvizë nëpër Shqipëri.
“Po, është e vërtetë që do të largohemi nga In Tv për në Klan. Bëhet fjalë për një projekt veror me autobuz kuzhinë që do të lëvizë nëpër Shqipëri”,- tha Alfio për “Chaud Patate”.
Tani me zor po presim të ndjekim emisionin e ri me çunat karizmatik, të cilët jo vetëm na mësojnë të gatuajmë ushqime të shijshme, por edhe na argëtojnë me humorin dhe batutat e tyre.