''SHYQYR QË KA NGELUR FLORI DHE JO...''/ Fifi e pranon se e përmend këngëtarin shumë dhe sapo na tregoi arsyen - AlpeGossip
”SHYQYR QË KA NGELUR FLORI DHE JO…”/ Fifi e pranon se e përmend këngëtarin shumë dhe sapo na tregoi arsyen

”SHYQYR QË KA NGELUR FLORI DHE JO…”/ Fifi e pranon se e përmend këngëtarin shumë dhe sapo na tregoi arsyen

Fifi dhe Flori janë dy miq shumë të mirë, që e komplimentojnë njëri-tjetrin sa herë u jepet rasti, aq sa është aluduar se mes tyre ka më shumë se miqësi. Disa kohë më parë, këngëtarët ishin në qendër të vëmendjes së mediave rozë për shkak se postimet e dedikimet mes tyre i bënë të gjithë të dyshonin se ishin në një lidhje. Askush nuk pranoi asgjë dhe njerëzit duket se u dorëzuan. Mirëpo, sërish, nëpër intervistat e Fifit është e pamundur të mos përmendet Flori.

E pyetur se kush është një këngëtar shumë i mirë baladash përveç saj, Fifi nuk e mendoi dy herë para se të jepte emrin e Florit.

“Flori Mumajesi. Po e përmend shpesh nëpër intervista, por ma gjej një këngëtar tjetër që është i mirë për balada dhe që i ka krejt baladat hite?” –është shprehur Fifi.

Ervini nuk ia ka kursyer batutën duke i thënë se i ngeli Flori në gojë.

“Shyqyr që ka ngelur Flori dhe s’ka ngelur dikush tjetër”, -është shprehur Fifi me shaka duke lënë të kuptohet se Flori i pëlqen shumë.

Në fakt, tani nuk çuditemi më…

Po ashtu, e pyetur se kush është mashkulli misterioz që e shoqëron ngado, Fifi i ka shpëtuar me lezet pyetjes duke mos dhënë një emër konkret:

“E sheh gjithë këtë femër? Që është një super artiste, të gjitha gjërat i ka bërë vetë në jetë… A nuk e meritoj që të vijnë njerëzit mbas meje?”