“DORËZOHET E BUKURA E DHEUT”/ Publikon foto me Gaz Pajën pas disa vitesh lidhje – AlpeGossip
“DORËZOHET E BUKURA E DHEUT”/ Publikon foto me Gaz Pajën pas disa vitesh lidhje

“DORËZOHET E BUKURA E DHEUT”/ Publikon foto me Gaz Pajën pas disa vitesh lidhje

Aktori i njohur i humorit Gaz Paja prej kohësh kishte folur për lidhjen e tij me një vajzë por që publiku nuk e kishte parë akoma.

AlpeNews.al zbuloi se kush ishte vajza “misterioze” e ajo quhej Ira Seferi, një bjonde sharmante e cila nuk kishte se si të mos e bënte për vete Gazin.

Ditë më parë u zhvillua dhe ndarja e çmimeve “Kult” dhe çifti ishte i pranishëm.

Një foto të shkrepur nga ky event bjondja bukuroshe e shpërndau në Instagram duke u “dorëzuar” më në fund për ta mbajtur të fshehtë lidhjen me Gaz Pajën.