I RA TË FIKËT NË MES TË SHTËPISË/ Iliri tregon kur i kërkoi falje Fifit: E kuptova se është e vërtetë… – AlpeGossip
I RA TË FIKËT NË MES TË SHTËPISË/ Iliri tregon kur i kërkoi falje Fifit: E kuptova se është e vërtetë…

I RA TË FIKËT NË MES TË SHTËPISË/ Iliri tregon kur i kërkoi falje Fifit: E kuptova se është e vërtetë…

Një prej momenteve më të vështira në Big Brother VIP ishte kur Fifit i ra të fikët gjatë një debati me opinionisten Balina Bodinaku. Pas kësaj, ajo u qetësua dhe mori vendimin që të largohej nga shtëpia.

Kjo gjë u diskutua edhe me banorët në Post Big Brother pasi pati prej atyre që nuk e besonin se Fifit i ra të fikët nga mbidoza emocionale. Ilir Shaqiri, fituesi i këtij edicioni të BB Vip u shpreh se i kërkoi falje kur kuptoi se i ka ndodhur dhe kur ka qenë jashtë shtëpisë.

Ilir: Këtë gjë e kam përjetuar dy herë. I kam kërkuar falje Fifit. Duke qenë se kjo dozë emocionale ka ndodhur në 2 raste kur Fifi ka vendosur të lërë shtëpinë. Unë mendova me veten time mos është një rrugë shpëtimi që Fifi i gjen vetvetes kur gjatë një kulmi emocional, ndodh që ka nxjerrë fjalën nga goja, nuk i mbet gjë tjetër veçse të marrë valixhen e të dalë nga shtëpia.

Sa i përket negativitetit, mendoj se këtë negativitet nuk e kam parë veçse një grup njerëzish që i rrinin nga mbrapa dhe duke i dhënë të gjithë suportin që mund t’i jepnin. Gjatë një bisede me Valonin kuptova se i ndodh jashtë shtëpisë dhe i kërkova falje.