PATËN NJË KONFKLIKT BRENDA SHTËPISË/ Kledi bën deklaratën e papritur për Beatrix – AlpeGossip
PATËN NJË KONFKLIKT BRENDA SHTËPISË/ Kledi bën deklaratën e papritur për Beatrix

PATËN NJË KONFKLIKT BRENDA SHTËPISË/ Kledi bën deklaratën e papritur për Beatrix

Ish-banori i “Big Brother VIP”, Kledi Hysa, ka dhënë së fundmi një intervistë ku ka folur për herë të parë në lidhje me raportin e tij aktual me Beatrix Ramosajn.

Teksa të dy ishin pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, u duk sikur modeli kishte një pëlqim ndaj këngëtares së njohur. Madje ata patën edhe një takim “romantik” me njëri-tjetrin, ku Trixa u largua.

Pas kësaj, u duk se nisi një mosmarrëveshje midis tyre. Por si është marrëdhënia e tyre sot? Këtë e ka zbuluar vetë Kledi teksa ishte i ftuar në emisionin “Glamour Zone”.

“Unë pata një mbrëmje. Beatrix ishte më serioze e mori pak më seriozisht takimin dhe ndodhën ato gjëra. Dhe unë shpresoj së shpejti të takohemi. Ne nuk jemi takuar akoma, unë kam dëshirë dhe Beatrix ka shprehur dëshirën që të takohemi dhe të bisedojmë, sepse kemi disa pika për të sqaruar”, tha ai.