“KOSOVA ËSHTË KOSOVË, S’MUND TË NDRYSHONI HISTORINË”/ Albana Osmani përcjell me lezet serbët e revoltuar për çështjen e tokave shqiptare (FOTOT) – AlpeGossip
“KOSOVA ËSHTË KOSOVË, S’MUND TË NDRYSHONI HISTORINË”/ Albana Osmani përcjell me lezet serbët e revoltuar për çështjen e tokave shqiptare (FOTOT)

“KOSOVA ËSHTË KOSOVË, S’MUND TË NDRYSHONI HISTORINË”/ Albana Osmani përcjell me lezet serbët e revoltuar për çështjen e tokave shqiptare (FOTOT)

Postimi i flamurit autokton nga këngëtarja shqiptare Dua Lipa nxiti debat të madh mes popullit serb dhe atij shqiptar.

Të revoltuar, serbët vërshuan në profilin e këngëtares me komente “Kosova është Serbi”, ndërkohë që figura të njohura të showbiz-it shqiptar mbështetën Duan.

Njëra prej tyre ishte moderatorja Albana Osmani, të cilën “e ka gjetur belaja” pasi ka komentuar.

Në inbox-in e komentet e saj janë dyndur serbët, të cilët e kanë “sulmuar” duke u shprehur se Kosova i përket territorit të tyre.

Kështu, moderatorja i ka mbyllur gojën me lezet duke u shprehur se s’mund ta ndryshojnë historinë, pasi Kosova s’i ka përkitur kurrë territorit të tyre.

“Largohuni paqësisht nga profili im. Nuk mund ta ndryshoni historinë. Kosova është Kosovë dhe është zemra e Shqipërisë. Me mirësjellje po ju kërkoj të mos më shkruani më mesazhe. Vetëm në rast se dëshironi të blini një nga çantat ‘Reine Ana’. Do të ishte mrekulli. Mund t’i porosisni online në ‘link in bio’. Kalofshi mirë. Është 2020 dhe ka marrë fund: Kosova është Kosovë, Kosova i përket Kosovës”- i është përgjigjur ajo.

https://www.instagram.com/p/CC1pqkTFpsa/?utm_source=ig_web_copy_link