”KOLEGËT NUK JANË TË DREJTË”/ Rovena Dilo flet për konkurrimin në Kënga Magjike – AlpeGossip
”KOLEGËT NUK JANË TË DREJTË”/ Rovena Dilo flet për konkurrimin në Kënga Magjike

”KOLEGËT NUK JANË TË DREJTË”/ Rovena Dilo flet për konkurrimin në Kënga Magjike

Rovena Dilo prej vitesh i ka dhuruar publikut këngë që janë kthyer në hite e kanë pasur shumë sukses. Këtë vit Rovena konkurron në “Kënga Magjike” me këngën “Cinderella” e cila gjithashtu është pëlqyer shumë dhe është pretendente për fituese.

Por e ftuar në programin “Këndo Këngën time”, në Vizion plus, Rovena u shpreh se nuk konkurron në këtë festival që kolegët t’i japin çmimin e parë.

“Unë nuk futem më në Këngën Magjike për të më dhënë çmimin e parë kolegët. Në përgjithësi kolegët nuk janë gjithmonë të drejtë. Ata kanë grupet e tyre, pëlqimet e tyre dhe ti nuk mund të pretendosh që ata të të japin gjithmonë pikët maksimale. Mua më pëlqen të sjellë këngë të reja pse jo të kem bashkëpunime me artistë të rinj, dhe jo domosdoshmërisht të sjellë balada”, u shpreh Rovena.