NË MUAJT E FUNDIT TË SHTATZËNISË/ Ja si duket gruaja e Ermal Fejzullahut (FOTO) – AlpeGossip
NË MUAJT E FUNDIT TË SHTATZËNISË/ Ja si duket gruaja e Ermal Fejzullahut  (FOTO)

NË MUAJT E FUNDIT TË SHTATZËNISË/ Ja si duket gruaja e Ermal Fejzullahut (FOTO)

Ermal Fejzullahu dhe e shoqja e tij Ariana do të bëhen së shpejti prindër për herë të katërt.Ato janë tanimë prindër të Artit, Bunës dhe Erës dhe për një kohë të shkurtër një vajzë tjetër do të shtohet në mesin e tyre.

Blogerja Ariana Fejzullahu duket se po i shijon vërtetë shumë muajt e fundit të kësaj pritjeje të ëmbël. Pikërisht në kuadër të këtij rasti, ajo ka realizuar disa sete fotografike dhe nga dita në ditë poston në profilin e saj të instagramit foto nga shtatzënia e saj.

E veshur me fustane të gjera, me lule, të modeleve dhe ngjyrave të ndryshme, Ariana duket vërtetë e lumtur dhe sikur mezi po pret ardhjen në jetë të pjestares më të re në familjen Fejzullahu.Kujtojmë se Ariana është në muajin e shtatë të shtatzënisë dhe prandaj emocionet e saj janë shtuar akoma më shumë.Fotot e publikuara janë pëlqyer shumë nga ndjekësit e saj në instagram të cilët nuk ngurojne ta komplimentojne dhe urojnë vazhdimisht.