Habit këngëtarja shqiptare: Rita Orën ma bënë gogol, kur e takova ja ç’më tha – AlpeGossip
Habit këngëtarja shqiptare: Rita Orën ma bënë gogol, kur e takova ja ç’më tha

Habit këngëtarja shqiptare: Rita Orën ma bënë gogol, kur e takova ja ç’më tha

E ftuar ditën e sotme tek “Rudina” ishte këngëtarja e njohur Denisa Gjezo e cila prej vitesh është aktive me videoklipe, këndon live në mbrëmje dhe evente, aty ku para pak kohësh ka takuar edhe Rita Orën.

Denisa tregoi se ishte në një dasmë dhe ja kishin bërë “gogol” Rita Orën duke i thënë mos t’i kërkonte të bënin foto.

“Ishim në një dasmë, Rita Ora martonte vajzën e tezes. Ne në fakt na i bënë si ‘gogol’, na thanë mos ta ngacmonim, mos t’i kërkonim foto”, tregoi Denisa.

Por në fakt Rita ishte treguar shumë e sjellshme e madje e kishte komplimentuar këngëtaren shqiptare.

“Ishte shume e thjeshtë dhe shumë e dashur. Madje më bëri edhe një kompliment shumë të veçantë. ‘Zëri yt është i mrekullueshëm’, më tha. Jam ndjerë shumë mirë”, u shpreh Denisa./Xing.al