U FRYMËZUA NGA IKONA E BUKURISË/ E zbuluam se kë kopjoi Lori me veshjen në dasmën e Sarës (FOTO) – AlpeGossip
U FRYMËZUA NGA IKONA E BUKURISË/  E zbuluam se kë kopjoi Lori me veshjen në dasmën e Sarës (FOTO)

U FRYMËZUA NGA IKONA E BUKURISË/ E zbuluam se kë kopjoi Lori me veshjen në dasmën e Sarës (FOTO)

Mund të themi se dasma e Sarës dhe Lesion Liços, kishte dhe një protagoniste tjetër që mori kaq shumë vëmendje, Lori Hoxha.

Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe, kurioziteti për veshjen e saj dhe sa i kishte kushtuar ishte me të vërtetë i madh.

Fillimisht zbuluam se kostumi Dolce& Gabbana i Lorit në dasmë kishte kushtuar plot 2950 euro, dhe së fundmi morëm vesh të renë më të fundit, nga u frymëzua Lori për këtë zgjedhje.

Të themi të drejtën u habitëm fillimisht kur pamë se ajo kishte zgjehdur një kostum si një prej veshjeve, por kur pamë se sac his dukej ai, filluam të mendojmë, si i erdhi kjo ide Lorit?

Dhe tani e kemi zbuluar.

Para disa muajsh, një kostum identik si ai i Lorit është veshur nga aktorja e famshme Monica Bellucci.

Me shumë mundësi Lori është frymëzuar nga ikona e bukurisë italiane, megjithatë mund të themi se të dyjave ky kostum i rri mjaft mirë.