Stina e verës do të thotë pushime! Pranë njerëzve më të dashur, pranë detit ose malit këto ditë pushimesh janë më të dashurat e vitit. Edhe supermodelja me origjinë shqiptare Emina Cunmulaj ka nisur pushimet bashkë me familjen. Pushimet për të janë edhe më të veçanta, pasi për herë të parë pranë tyre është edhe më e vogla e familjes, e cila erdhi në jetë disa javë më parë. Lidhja e Eminës me vajzat është shumë e fortë dhe vëmendja ju kushtohet vetëm atyre. Me Ellën, më të rriturën ajo kombinon edhe veshjet.
Shpesh mami Emina dhe Ella janë veshur njësoj dhe duken shumë bukur.
Kombinime të tilla përveçse janë kthyer në trend, tregojnë edhe lidhjen e fortë mes mamit dhe vajzës. Emina është një shembull perfekt i kësaj marrëdhënieje.