“VËLLAI IM VUAN NGA DIABETI”/ Sara Hoxha ndan historinë personale me të gjithë për të dhënë MESAZHIN: Qëndroni në shtëpi – AlpeGossip
“VËLLAI IM VUAN NGA DIABETI”/ Sara Hoxha ndan historinë personale me të gjithë për të dhënë MESAZHIN: Qëndroni në shtëpi

“VËLLAI IM VUAN NGA DIABETI”/ Sara Hoxha ndan historinë personale me të gjithë për të dhënë MESAZHIN: Qëndroni në shtëpi

Sara Hoxha ka ndarë një histori personale dhe njëkohësisht një mesazh sensibilizues për të gjithë. Ajo ka publikuar një imazh, ku shihet e shkruar fjala ‘durim’.

“Ja një histori e shkurtër. Familja ime dhe unë jetojmë vetë, nuk kemi njerëz të moshuar, dy fëmijë dhe dy të rritur të shëndetshëm. Ime më nga ana tjetër, jeton me vëllain tim 12 vjeç. Ai vuan nga diabeti Tipi 1. Duke dalë jashtë, ju po rrezikoni jetën e tij dhe mundësinë që ai të vihet në kontakt me këdo që mund ta ketë.

Qendroni në shtëpi. Qendroni në shtëpi për njerëzit që nuk munden. Për infermierët tanë, mjekët, shitësit e frutave, arkëtarët e supermarketeve, farmacistët dhe të gjithë që po rrezikojnë jetën e tyre çdo ditë. Qendroni në shtëpi dhe kujdesuni për ata më të dobëtit.”, ka qenë ky mesazhi i Sarës për të gjithë, në një periudhë si kjo që po kalojmë.

Dhe në një situatë të tillë, ashtu siç ka theksuar edhe Sara, gjithçka na duhet është durimi, për të shpëtuar veten, të afërmit dhe çdokënd që na rrethon. /News31.al