Iris Luarasi: Fëmijëve ua kam shpjeguar vetë edhe temat seksuale edhe vdekjen, madje pasi… – AlpeGossip
Iris Luarasi: Fëmijëve ua kam shpjeguar vetë edhe temat seksuale edhe vdekjen, madje pasi…

Iris Luarasi: Fëmijëve ua kam shpjeguar vetë edhe temat seksuale edhe vdekjen, madje pasi…

Marrëdhënia e prindërve dhe fëmijëve sot ndryshon shumë me atë të brezave më parë. Iris Luarasi ishte e ftuar në “Pasdite në Top Channel” me dy fëmijët e saj Noah e Ashli dhe foli për marrëdhënien e krijuar me ta.

“Unë fëmijëve të mi i flas për gjithçka. Për çdo pyetje që mund të kenë . Me djalin kam folur për temat seksuale. Është më mirë tu përgjigjem unë pyetjeve të tij sepse di çfarë t`i them dhe i them atë që duhet. Kurse me vajzën kemi një episod tjetër. E kishim lënë te gjyshërit dhe natën na merr në telefon na thotë: Hajde më merrni. Kur e pyeta se ç`kishte më tha që do flisnim në shtëpi dhe pastaj më sqaroi që kishte parë një film ku dikush vdiste dhe ishte mërzitur se ç`do të ndodhte kur gjyshërit të vdisnin. I thashë se kështu funksiononte bota. Se do vdisnin gjyshërit, pastaj ajo do martohej, do lindte fëmijë dhe pastaj do vdisnim edhe ne prindërit, por kjo donte kohë të ndodhte. Dhe në fakt kaloi vetëm një javë dhe gjyshi, babai i bashkëshortit vdiq. Mbase Ashli e parandjeu. Po marrëdhënia ime me fëmijët ndryshon shumë nga ajo e imja me mamin. Sepse mamaja punonte me turne, komunikimi ishte i një tjetër lloji. Kurse unë me fëmijët jemi edhe shokë”, tha Irisi. Dhe fatmirësisht, pjesa më e madhe e prindërve kanë ndërtuar këtë lloj marrëdhënie me fëmijët sot. Ashli tha se e ëma i ka paralajmëruar që t`i thonë gjithçka, se mund t`i falë, ama gënjeshtrën nuk do t`ua falte lehtë. Kështu që ata e dinë mirë.”