Genti ka debatuar me Ronaldon para se të fillonte shfaqja e banorëve brenda shtëpisë. Ronaldo po bisedonte me Tean, ndërsa Genti u afrua. Ata i thanë se tema e tyre nuk kishte lidhje me të.
Genti: “Mendon se kopjoj njeri unë?”
Ronaldo: “Jo. Mos ma shkel syrin”.
Genti: “Quhem Gent Hazizi unë. Nuk kopjoj askënd”.
Genti i ka kërkuar më pas Ronaldos që mos ta përmendë emrin e tij, pasi është i tensionuar para shfaqjes.