”GJYSËM FUSTAN, GJYSËM PANTALLONA”/ Ja tendenca që po fikson vajzat shqiptare (FOTO) – AlpeGossip
”GJYSËM FUSTAN, GJYSËM PANTALLONA”/ Ja tendenca që po fikson vajzat shqiptare (FOTO)

”GJYSËM FUSTAN, GJYSËM PANTALLONA”/ Ja tendenca që po fikson vajzat shqiptare (FOTO)

Kjo lloj veshje është për vajzat që kanë dilema: fustane apo pantallona?

Nëse bëni pjesë në grupin e vajzave që asnjëherë nuk zgjedhin dot se cila është më mirë, veproni si Luana, Drilona ose Tuna. Vajzat e kanë gjetur zgjidhjen ideale: gjysmë fustan, gjysmë pantallona. Tendenca e fundit që po fikson vajzat e famshme shqiptare është kjo:

Luana Vjollca zgjodhi në një nga puntatat e “Shiko kush Luan” një kostum të kuq, që nëse e shihje nga ana e majtë ishte pantallona, ndërkohë në anën tjetër të ngjante me një fustan me fruda, stil princeshe.

Drilona Boci në “Class Fashion Show” zgjodhi një kostum të zi me një trandafil të madh. Pjesa e fustanit ishte më e thjeshtë se ajo e Luanës, por që bënte shumë sy.

-Ndërkohë Tuna në koncertin e saj recital, zgjodhi një veshje të tillë, në ndryshim nga Drilona që trëndafilin e kishte në sup, jo në pjesën e belit.

Të treja këto vajza kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve, me këto veshje speciale, për ditë të rëndësishme, si një emision, sfilatë apo koncert recital.