PUBLIKOHET VIDEOJA SHOKUESE/ “Melania Trump” kërcen NUDO në Shtëpinë e Bardhë – AlpeGossip
PUBLIKOHET VIDEOJA SHOKUESE/ “Melania Trump” kërcen NUDO në Shtëpinë e Bardhë

PUBLIKOHET VIDEOJA SHOKUESE/ “Melania Trump” kërcen NUDO në Shtëpinë e Bardhë

Një video e re e reperit T.I., po bën namin në Shtetet e Bashkuara, pasi në të shfaqet një modele nudo që i ngjason Zonjës së Parë, Melania Trump.

Video e publikuar në Twitter nga T.I. me tekstin “Unë nuk jam Kanye”, tregon presidentin e SHBA-së duke u larguar nga Shtëpia e Bardhë me helikopter dhe më pas reperin që rehatohet në kolltukun e tij të sajuar dhe sheh modelen teksa kërcen nudo mbi tryezë.

Vajza shihet e veshur vetëm me një xhaketë “Zara”, që i ngjan asaj që Melania veshi në qershor në Texas. Më pas ajo e heq xhaketën dhe del lakuriq, për të kërcyer para reperit.

Zëdhënësja e Zonjës së Parë reagoi të martën pas publikimit të videos turpëruese dhe kërkoi fshirjen e saj nga rrjeti social.

“Është fyese dhe e neveritshme që ta portretizojmë atë në këtë mënyrë vetëm për shkak të politikës. Këto sulme vulgare e rrisin ndarjen dhe paragjykimet në vendin tonë – ajo duhet të ndalet “.