Mbytja e foshnjes 7-muajshe në shtrat/ Akuzohet dizenjuesi i krevatit (FOTO) – AlpeGossip
Mbytja e foshnjes 7-muajshe në shtrat/ Akuzohet dizenjuesi i krevatit (FOTO)

Mbytja e foshnjes 7-muajshe në shtrat/ Akuzohet dizenjuesi i krevatit (FOTO)

jë foshnje është mbytur në shtratin e krevatit të tij për shkak të neglizhencës së madhe të dizenjuesit të krevatit, ka thënë një gjykatë.

Prindërit e gjetën vogëlushin 7 muajsh, Oscar Abbey, të vdekur me kokën e bllokuar në një nga ndarjet e krevatit në shtëpinë e tyre në York më 3 nëntor 2016.

Charlie dhe Shannon Abbey blenë krevatin nga Playtime Beds dhe pronari i firmës Craig Williams është akuzuar për vrasje të rëndë për shkak të neglizhencës.

Williams mohoi vrasjen pa paramendim dhe mashtrimin në Gjykatën Leeds Crown .

“Gjatë natës Oscar futi trupin e tij nëpër ndarjet në pjesën e përparme të krevatit të tij. Por koka e vogëlushti ishte shumë e madhe për t’u përshtatur ndaj u mbyt,”-tha prokurori John Elvidge.

Ai shtoi se fëmija vdiq për shkak të neglizhencës së rëndë të të pandehurit.

“Foshnja vdiq sepse krevati i blerë nga prindërit e tij në kompaninë e të pandehurit ishte projektuar dhe ndërtuar pa asnjë kujdes apo mendim për sigurinë e fëmijës që po flinte në të,”-tha ai.

Çifti e bleu krevatin për 655 dollarë.

Williams, nga Rotherham, South Yorkshire, ishte dizenjuesi i krevatit dhe pronari i kompanisë, që kishte edhe dy punonjës të tjerë.

Abbey e pyeti në mënyrë specifike Williams se për çfarë moshe ishte i përshtatshëm krevati përpara se të blinte dhe ai iu përgjigj asaj “çdo moshë”, raporton BBC duke cituar Gjykatën.

Elvidge tha se Oskar kishte filluar të përdorte krevatin më pak se një javë para se të vdiste.