A DO TË PLOTËSOHET DËSHIRA E BEBE REXHËS? Rita Ora zbulon të vërtetën e bashkëpunimit mes vajzave shqiptare (FOTO) – AlpeGossip
A DO TË PLOTËSOHET DËSHIRA E BEBE REXHËS? Rita Ora zbulon të vërtetën e bashkëpunimit mes vajzave shqiptare (FOTO)

A DO TË PLOTËSOHET DËSHIRA E BEBE REXHËS? Rita Ora zbulon të vërtetën e bashkëpunimit mes vajzave shqiptare (FOTO)

Dua Lipa, Bebe Rexha, Rita Ora dhe Ava Max, momentalisht janë ndër shqiptaret më të suksesshme në botën e muzikës. Edhe pse jo të gjitha kanë fituar çmime, ato kanë qenë prej kohësh në krye të klasifikimeve. Të gjitha vajzat kanë krijuar fansat e tyre dhe duhet ta pranojmë që një bashkëpunim midis tyre do të jetë një ‘bombë’ e vërtetë, që me siguri do pritet shumë mirë nga publiku shqiptar dhe jo vetëm. Ka qenë Bebe Rexha ajo që e ka dhënë këtë ide, nëpërmjet një statusi në ‘Twitter’ ku shkruante: “Dua një bashkëpunim @DuaLipa @RitaOra @AvaMax”.

Dua ka qenë e para që ka reaguar duke shkruar: “Hajde shqipe”, e më pas Rita ka folur pak mbi këtë temë në një intervistë. “Nuk kemi filluar akoma me bashkëpunimin, por do të jetë diçka shumë e bukur, sepse ne jemi të gjitha shqiptare dhe me siguri do të ishte një moment magjik për Shqipërinë”, është shprehur Rita, duke zbuluar se përgatitjet nuk kanë filluar akoma, por me siguri ky bashkëpunim do të ndodhë së shpejti