“DASHURIA IME…”/ Almeda i bën dedikimin romantik Tolgahan në 6 vjetorin e lidhjes së tyre – AlpeGossip
“DASHURIA IME…”/ Almeda i bën dedikimin romantik Tolgahan në 6 vjetorin e lidhjes së tyre

“DASHURIA IME…”/ Almeda i bën dedikimin romantik Tolgahan në 6 vjetorin e lidhjes së tyre

Dyshja e njohur, Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman janë një ndër çiftet më të komentuar të mediave jo vetëm shqiptare, por edhe atyre turke.

Ata ndajnë shpesh foto krah njëri-tjetrit, por nuk mungojnë as dedikimet romantike, edhe pa patur ndonjë rast të veçantë.

I tillë ishte edhe ky i ditës së sotme nga Almeda e cila ka ndarë në rrjetet sociale një foto me Tolgahanin duke e uruar për 6 vjetorin e lidhjes së tyre.

Gëzuar 6 vjetorin dashuria ime @tsayisman 10.12.2014- ka shkruar Almeda.

Të voglin e kemi parë shpesh në llogaritë e prindërve në rrjete sociale dhe padyshim e gjithë dashuria dhe vëmendja e çiftit është tek ai.

Ndërkohë më 25 nëntor ata treguan në rrjetet sociale se janë në pritje të ëmbël të fëmijës së dytë dhe ata janë në qiellin e shtatë nga lumturia.

Dysha zgjodhi tre poza për të dhënë lajmin e bukur, ku shfaqeshin në kopshin e shtëpisë dhe mbanin me dorë barkun tashmë të rrumbullakosur.

Ende nuk dihet se në cilin muaj të shtatzënisë është Almeda dhe dyshja duket se do të na mbajë akoma kuriozë për gjininë e foshnjës.