Moderatorja shqiptare e ka ndarë mendjen: S’ka gjë po s’gjeta princ të kaltër! - AlpeGossip
Moderatorja shqiptare e ka ndarë mendjen: S’ka gjë po s’gjeta princ të kaltër!

Moderatorja shqiptare e ka ndarë mendjen: S’ka gjë po s’gjeta princ të kaltër!

Duket se Albana Osmani se vriska shumë mendjen për të gjetur një njeri që ta ketë në krah

Ajo ishte një ndër të ftuarat e mbrëmjes së sotme “Në Kurthin e Piter Pan-it ku ndër të tjera u pyet nëse e kishte gjetur ose jo princin e saj të kaltër.

“Jo ende nuk e kam gjetur, por edhe nëse nuk e gjej nuk është ndonjë problem i madh.”- u përgjigj shpejt ajo.

Madje, gjithçka kishte rëndësi për gazetaren ishte thjesht një bebush.

“E rëndësishme është të kesh fëmijë,-tha ajo. Unë besoj tek familja dhe e dua shumë një të tillë.” Ndonëse princi i kaltër ende nuk është shfaqur para saj, Albana tregoi si të donte të ishte ai.

“Dua të jetë baba i dashur dhe të jap ngrohtësi. Kështu me shumë shpresë do të kem fëmijë kaq të mirë sa ju.!”- përfundoi ajo duke iu drejtuar gjithë fëmijëve të panelit.