Vetëvritet modeli i njohur/ Lady Gaga bën thirrje në twitter: Duhet të shpëtojm…(FOTO) – AlpeGossip
Vetëvritet modeli i njohur/ Lady Gaga bën thirrje në twitter: Duhet të shpëtojm…(FOTO)

Vetëvritet modeli i njohur/ Lady Gaga bën thirrje në twitter: Duhet të shpëtojm…(FOTO)

Lady Gaga i bëri thirrje të gjithë personave që vuajnë nga probleme të shëndetit mendor që të kërkojnë ndihmë, pas vetëvrasjes së modelit të mbuluar me tatuazhe, i njohur si Djali Zombi.

32-vjeçari Rick Genest u gjet i pajetë të mërkurën, pasi kishte kryer vetëvrasje në apartamentin e tij në Montreal.

Modeli e mori pseudonimin Djali Zombi, pasi kishte bërë tatuazhe të kockave dhe organeve në të gjithë trupin e tij, përfshirë kafkën në fytyrën e tij.

Ai u bë pjesë e videoklipit të Lady Gaga-s në këngën “Born this way” në 2011-n.

“Vetëvrasja e Rick Genest është shkatërruese. Ne duhet të punojmë më shumë për të ndryshuar kulturën, për të sjellim në vëmendje shëndetin mendor dhe për të hequr turpin që nuk mund të flasim për të. Nëse vuani, telefononi një mik apo familjar sot. Duhet të shpëtojmë njëri-tjetrin”, shkroi këngëtarja.

Rick Genest nisi të bënte tatuazhe pasi filloi të rikuperohej nga një operacion në tru në moshën 16-vjeçare. Miqtë e tij thanë se modeli vuante nga problemet e shëndetit mendor gjatë gjithë jetës.