Pas Meghan Markle/ Këngëtarja shqiptare përzgjidhet si e veshura më bukur në Britani për 2018-ën (FOTO) – AlpeGossip
Pas Meghan Markle/ Këngëtarja shqiptare përzgjidhet si e veshura më bukur në Britani për 2018-ën (FOTO)

Pas Meghan Markle/ Këngëtarja shqiptare përzgjidhet si e veshura më bukur në Britani për 2018-ën (FOTO)

Edhe pse jemi në muajin gusht në Mbretërinë e Bashkuar kanë filluar të përzgjidhen se kush janë personazhet e famshme të veshura më bukur për vitin 2018-të.

Listën e të veshurave më bukur sipas revistës “Evening Standard” e kryeson Mbretëresha Elizabeth, ndërsa në vend të dytë është Dukesha e Kembrixhit Kate Middleton dhe në vend të tretë Dukesha e re e Sussex, Meghan Markle.

Mbretëresha Elizabeth është përzgjedhur si e veshura më mirë për shkak të ngjyrave të forta dhe printimeve, ndërsa Kate tashmë ka fituar vendin si ikonë botërore mode.

Sipas “Evening Standard” Meghan u përzgjodh e treta falë fustanit përrallor që ajo veshi ditën e dasmës.

Mirëpo pjesë e listës si të veshurat më bukur në Britani për vitin 2019-të është bërë edhe këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, e cila është pozicionuar në vendin e katërt, menjëherë pas Meghan Markle.

Dua Lipa po na surprizon gjithmonë e më shumë me suksesin e saj duke kryesuar listat muzikore. Shumë shpejt pritet që Dua të mbajë edhe një koncert madhështor në Prishtinë.