NËSE NUK DO TË ISHTE JURISTE, Ç’DO BËNTE NË JETË ENI ÇOBANI? Zbuloni rrëfimin e saj – AlpeGossip
NËSE NUK DO TË ISHTE JURISTE, Ç’DO BËNTE NË JETË ENI ÇOBANI? Zbuloni rrëfimin e saj

NËSE NUK DO TË ISHTE JURISTE, Ç’DO BËNTE NË JETË ENI ÇOBANI? Zbuloni rrëfimin e saj

Eni Çobani do të shndërrohej në një personazh tepër popullor falë rubrikës “Shihemi në gjyq” tek “E diela shqiptare”, ku luante rolin e ndërmjetëses. E ftuar pasditen e sotme te “Rudina”, Çobani është pyetur se çfarë do të bënte në jetë, çfarë do të ishte, nëse nuk do të ushtronte profesionin e juristes.

“Mjeke. Po jo kirurge ama, se nuk i duroj dot prerjet, çarjet. Zemre ndoshta, mjeke zemre. Kirurge.”

Çobani gëzon një karrierë të gjatë ku krahas të qenit pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës është emëruar edhe Sekretare e Përgjithshme e ministrisë së Drejtësisë, post që e mbajti për 3 vjet si dhe Avokate e Përgjithshme e Shtetit pranë Gjykatës së Lartë dhe Këshilltare e Kryetarit të Gjykatës së Lartë, deri në 2005- n.