SHTATZËNË PËR HERË TË DYTË? Rezarta Shkurta fotografohet me barkun e rrumbullakosur – AlpeGossip
SHTATZËNË PËR HERË TË DYTË? Rezarta Shkurta fotografohet me barkun e rrumbullakosur

SHTATZËNË PËR HERË TË DYTË? Rezarta Shkurta fotografohet me barkun e rrumbullakosur

Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha janë një ndër çiftet më të komentuar të Showbizit. Ato janë prindër të një vajze të vogël me emrin Hera.

Ndonëse Rezarta e ka lënë disi pas dore muzikën, ajo vazhdon të jetë shumë e pëlqyer nga publiku i cili pret me vëmendjen më të madhe më të rejat nga ajo. Së fundmi, së bashku me të shoqin dhe të bijën, ajo ka nisur pushimet. Familja ka udhëtuar drej Dubrovnikut dhe Rezarta po ndan vazhdimisht me ndjekësit e saj disa nga momentet më të bukura.

Rezarta është shumë e lidhur pas së bijës dhe i kushton shumë nga koha e saj. Sot ajo ka ndarë një video me Herën në Instastory teksa vajza i hidhet në krahë duke u përqafuar.

Vëmendjen më të madhe e ka tërhequr barku i këngëtares. Rezarta ka veshur një fustan të kuq të ngushtë dhe sytë menjëherë shkojnë te barku i cili duket më i rrumbullakosur se zakonisht, çfarë sjell aludimet se ajo është në pritje të një fëmijë të dytë. Kujtojmë se para pak kohësh, Rezarta publikoi një video të Herës ku kjo e fundit kishte një kërkesë të veçantë për prindërit e saj. Ajo dëshironte një motër ose një vëlla, madje i kishte zgjedhur dhe emrin, Jume.