“ZEMRA KA FILLUAR TË RRAHË…”/ Riniani gjen dashurinë jashtë “Për’puthen”, rrëfehet publikisht për partneren e re – AlpeGossip
“ZEMRA KA FILLUAR TË RRAHË…”/ Riniani gjen dashurinë jashtë “Për’puthen”, rrëfehet publikisht për partneren e re

“ZEMRA KA FILLUAR TË RRAHË…”/ Riniani gjen dashurinë jashtë “Për’puthen”, rrëfehet publikisht për partneren e re

Para disa ditësh, Riniani lajmëroi se nuk do të jetë më pjesë e “Për’puthen”. Në fakt publiku e kishte vënë re prej ditësh mungesën e tij dhe më në fund ai konfirmoi se nuk është më pjesë e programit.

“Miq, Faleminderit te gjitheve per Suportin, Kritikat edhe Komplimentet e pafundme qe me keni dhene gjate rrugetimit tim ne Perputhen . Kam marre mesazhe te shumta per mungesen time, doja t’ju njoftoja ashtu si e keni pare, une nuk jam pjese e programit ka 3 jave, arsyet do vijne se shpejti!Faleminderit edhe shume mirenjohje per te gjithe ju! Ju dua shume”, shkroi Riniani.

Ndërkohë i ftuar sot në programin “Shqipëria Live”, Riniani tha se në jetën e tij ka hyrë një njeri i ri. Ai zbuloi se një vajzë i ka rrëmbyer zemrën dhe se janë në fazën e dashurisë. Vajza në fjalë nuk ka lidhje me “Për’puthen”, sepse me të është njohur pas përfundimit të emisionit.

“Zemra ka rifilluar të rrahë. Njohja ka ndodhur, tashmë them se jemi në fazën e dashurisë. Nuk ka lidhje me ‘Për’puthen’, as me showbiz-in. Kemi pasur një kontakt kur po lija programin”, rrëfeu ai

Për këtë lidhje të re ai falenderoi “Për’puthen”, duke u shprehur se u bë shkak për këtë njohje, që po i jep kaq shumë lumturi.
Ndërkohë, pas lajmit se kanë nisur audicionet për “Big Brother Vip”, është përfolur se disa nga konkurrentët e “Për’puthen” do të marrin pjesë. A do të pranonte Riniani, nëse do të merrte një ftesë të tillë?

“Unë jam pro eksperiencave të reja, por për momentin nuk do ta kisha pranuar se po i jap përparësi punës”, u përgjigj ai