SI T’I ARRISH QËLLIMET E KËTIJ VITI ME ANË TË NGJYRAVE? Zbulo cilën duhet të veshësh – AlpeGossip
SI T’I ARRISH QËLLIMET E KËTIJ VITI ME ANË TË NGJYRAVE? Zbulo cilën duhet të veshësh

SI T’I ARRISH QËLLIMET E KËTIJ VITI ME ANË TË NGJYRAVE? Zbulo cilën duhet të veshësh

Jemi vetëm në fillim të janarit dhe shumica e njerëzve ende janë duke menduar për qëllimet që i kanë vënë vetes gjatë këtij viti. Por kush e dinte që për të arritur objektivat mund të ndihmojnë edhe ngjyrat? Duket çmenduri? Duke iu referuar shumë studimeve që janë bërë për to, ngjyrat, në fakt, stimulojnë shumë nga ndjesitë tona. Kate Smith, eksperte ngjyrash pranë kompanisë “T.J.Maxx and Marshalls”, tregon se ngjyrat mund ta bëjnë vërtet këtë gjë. P.sh., e dije që nëse vishesh me të kuqe ose jeshile ka shumë gjasa që të arrish qëllimet që i ke vënë vetes në palestër? Cool! Shiko të tjerat!

Nëse qëllimi yt është të jesh gjithmonë fit dhe e shëndetshme – veshja e kuqe do të të bëjë më produktive për këtë, sepse ajo përfaqëson ngjyrën e fizikut, i vë muskujt më shumë në lëvizje dhe të bën më të fortë. Ndërsa e gjelbra rrit më shumë përqendrimin dhe të bën të ushtrohesh më shumë. Kështu, ngjyra e fitnesit – e kuqe dhe e gjelbër.

Nëse qëllimi yt është të kalosh më shumë kohë me njerëzit që do në vitin 2020, ngjyra e verdhë dhe portokalli do të ndihmojnë për të krijuar një atmosferë më të ngrohtë. E verdha të bën të ndihesh më e lumtur dhe po ashtu stimulon më shumë bisedat, është ngjyrë që të fton, ndërsa portokallia është optimiste dhe frymëzon spontanitetin. Nëse në shtëpi do të zgjedhësh qirinj të verdhë ose portokalli, darkat me familjarët dhe njerëzit e dashur do të jenë të paharrueshme. Këto dy ngjyra inkurajojnë njerëzit që të mblidhen dhe të flasin.

Nëse qëllimi i këtij viti është gjetja e shpirtit binjak: e kuqja është ngjyra që njihet për të tërhequr vëmendjen, por e di që ajo po ashtu mund të të bëjë edhe më tërheqëse për të tjerët? Rrethoje veten me fuqinë e ngjyrës së dashurisë dhe romancës – ajo mund të bindë më shumë se çdo ngjyrë tjetër. Ah, edhe foton e profilit në Instagram zgjidhe me veshje të kuqe.

Nëse qëllimi është të humbasësh peshë në mënyrë të shëndetshme. Kjo është një rrugë e vështirë, dihet nga të gjithë, por ngjyra që mund të të stimulojë në këto raste është e gjelbra. Ajo frymëzon zgjedhje të shëndetshme ushqimore dhe të bën të mendosh për perime dhe ushqime të freskëta. Edhe më mirë, sepse një ushqim i gjelbër në pjatë është jo vetëm inkurajues, por njëkohësisht edhe dietik.

Nëse ke qëllim të zbulosh një pasion të ri: blu është ngjyra që të duhet, sepse është simbol i inovacionit, sfidave dhe rrezikut. Kombinoje butë me blunë e zbehtë për të qetësuar mendjen dhe për të rritur kreativitetin. Bluja stimulimin trurin për të menduar gjëra të reja. Kujtoni ngjyrat blu nëpër sallat apo ekspozitat e pikturave.

Nëse ke qëllim të shpenzosh më pak dhe të kursesh më shumë: (kush nuk e ka këtë qëllim?), këshilla më e mirë për këdo që kërkon të shpenzojë më pak dhe të fitojë më shumë është portofoli me ngjyra. Zgjedhja në këtë rast është e ngjyrave energjike dhe këshilla më e mirë e gjelbër, e artë dhe e kuqe. E gjelbra është një ngjyrë që simbolizon rritjen, pasurinë dhe të hollat, e arta është gjithmonë e lidhur me mirëqenien, pasurinë dhe luksin, ndërsa e kuqja është ngjyra e suksesit, e forcës dhe e fatit. Bëj një zgjidhje të zgjuar – mbaje portofolin me njërën nga ngjyrat që stimulojnë kursimin.

Nëse qëllimi është të jesh më e organizuar, ngjyra më e mirë është portokallia, sepse është ngjyra që nxit më shumë veprim dhe cilësi organizative me rezultate të pabesueshme. Dhe pa bërë fare rrëmujë.