"ISHALLA DALIN BINJAKË"/ Ardian Bujupi reagon pas publikimit të momenteve intime me fansen në shtrat (FOTO) - AlpeGossip
“ISHALLA DALIN BINJAKË”/ Ardian Bujupi reagon pas publikimit të momenteve intime me fansen në shtrat (FOTO)

“ISHALLA DALIN BINJAKË”/ Ardian Bujupi reagon pas publikimit të momenteve intime me fansen në shtrat (FOTO)

Ardian Bujupit pas përfundimit të një koncerti në Gjermani, i ndodhi një gjë jo shumë e këndshme.

Fansja e quajtur Aynur Murselova-Alili, publikoi disa imazhe të ‘nxehta’ me këngëtarin, me të cilat pretendonte se kaloi natën me të.

Madje, në një prej tyre ajo shkroi “Mirupafshim Ardian, ishalla do të dalin binjakë”, dhe ky lajm bëri bujë në rrjet.

Ardian Bujupi përmes një fotografie në Instagram, ka ironizuar me vajzën që i nxori imazhet intime.

Ai ka publikuar një fotografi të dy foshnjeve binjakë, marrë nga interneti, duke mos dashur të komentojë aspak veprimin e fanses.