KËNGA E ELGIDIT BLIHET NË KINË/ Klea Huta shumë e lumtur për suksesin e tij: Krenare për ty dashuria ime – AlpeGossip
KËNGA E ELGIDIT BLIHET NË KINË/ Klea Huta shumë e lumtur për suksesin e tij: Krenare për ty dashuria ime

KËNGA E ELGIDIT BLIHET NË KINË/ Klea Huta shumë e lumtur për suksesin e tij: Krenare për ty dashuria ime

Kur bëhet fjalë për producentin Elgit Doda, padyshim që mbështetja e tij më e madhe do të jetë gjysma e tij, Klea Huta.

Moderatorja e mbështet partnerin në çdo hap dhe gëzon njësoj si për veten edhe për sukseset e tij.

Madje, arritja e fundit e Elgitit e ka bërë Klean aq krenare, sa moderatorja s’mund të rrinte pa e ndarë këtë gëzim edhe me ndjekësit në Instagram.

Në një postim në InstaStory, Klea ka publikuar kontratën e blerjes së këngës së fundit të Elgitit, të titulluar “Larg”.

Ky projekt është pëlqyer aq shumë dhe ka qenë aq i suksesshëm, sa është blerë edhe në Kinë.

“Kënga “Larg” blihet nga Kina. Krenare për ty dashuria ime”- shkruan Klea për suksesin e bashkëshortit të saj.