Durrësi antik/ Muzeu mahnit turistët (VIDEO) – AlpeGossip
Durrësi antik/ Muzeu mahnit turistët (VIDEO)

Durrësi antik/ Muzeu mahnit turistët (VIDEO)

Numër i lartë vizitorësh në muzeun e qytetit
Për të huajt, Durrësit nuk do të thotë vetëm det. Janë të shumtë ata që shfaqin me shumë interes për t’u njohur me të shkuarën e qytetit antik. Ky është një grup turistësh nga Italia, të cilët janë të befasuar nga ajo çfarë kanë parë në Durrës.

“Është hera e parë që vij dhe shoh një muze shumë bashkëkohor. Për ne është diçka e re, kemi parë gjëra që janë të njëjta me ato që kemi ne në Itali. E kanë thënë disa se shqiptarët e lashtë janë të njëjtë me etruskët tanë në Itali dhe për këtë arsye mendoj se jemi vëllezër”.

“E pamë muzeun dhe me pëlqeu shumë, ka me të vërtetë gjëra shumë interesante. Me të vërtet jam shumë e kënaqur që jam këtu dhe këtë muze e shoh për herë të parë”.

Numrin e lartë të interesuarve për objektet e trashëgimisë kulturore e konfirmon edhe drejtori i Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare, Patriot Beqaraj.

Afro 30 përqind turistë të huaj më shumë se vitin e kaluar vizituar dy monumentet më të rëndësishme të qytetit të Durrësit, muzeun arkeologjik dhe amfiteatrin antik.