MARTOHET KËNGËTARJA SHQIPTARE/ Miku i nxjerr sekretin në mes të emisionit (FOTO) – AlpeGossip
MARTOHET KËNGËTARJA SHQIPTARE/ Miku i nxjerr sekretin në mes të emisionit (FOTO)

MARTOHET KËNGËTARJA SHQIPTARE/ Miku i nxjerr sekretin në mes të emisionit (FOTO)

Ditën e sotme në emisionin “Rudina” kanë qenë të ftuar 3 këngëtarët e njohur të hitit “S’ka si ne”, Blerina Braka, Anxhela Peristeri dhe Aurel Thellimi. Tre miqtë folën për bashkëpunimin e tyre të famshëm i cili së fundmi ka arritur 10 milion klikime reale.

Ndërkohë që ishin duke folur për jetën e tyre, këngëtari Aurel Thelimi, i ka nxjerr sekretin Blerinës duke thënë në mes të emisionit se ajo do të martohet së shpejti.

“Vërtet këngëtarët e live-it janë të pakët në numër dhe këtë e shikon sidomos kur do të marrësh dikë për dasmë, ja Blerina për shembull s’po di kë këngëtar të marrë”, ka thënë ai duke shkaktuar të qeshura tek të pranishmit.

Më pas këngëtarja është pyetur nga moderatorja Rudina se nëse ka ndërmend të këndojë vetë në dasmë dhe se kur do të mbahet ceremonia.

“E kemi vendosur si datë, por akoma s’jam e sigurt nëse duhet ta bëj publike”, ka thënë Blerina duke mos zbuluar më detaje për këtë dasmë. Siç dihet Blerina pak muaj më parë solli në jetë djalin e saj të parë.