“FAT KUR TË BIE VJEHRRA E MIRË”/ Kur nuset e showbizit tregojn të vërtetat sheshit: Nga Jona Spahiu.. – AlpeGossip
“FAT KUR TË BIE VJEHRRA E MIRË”/ Kur nuset e showbizit tregojn të vërtetat sheshit: Nga Jona Spahiu..

“FAT KUR TË BIE VJEHRRA E MIRË”/ Kur nuset e showbizit tregojn të vërtetat sheshit: Nga Jona Spahiu..

Personazhet e njohura nuk i kanë shpëtuar pyetjes që na bën të gjithëve kurioz raporti “nuse dhe vjeherr”.

Deklaratat e personazheve të njohur na bënë të kuptojm se kohët kanë ndryshuar edhe sot mund ta cilësojmë si shoqe maman e bashkëshortit.

AlpeNews.al ju njeh me disa nga vip-et tyk cilat kanë treguar publikisht marrëdhënien e ngushtë që kanë me vjehrrat.

Soni Malaj

Deklarata e këngëtares e pyetur për raportin me mamin e Kelvit.

“Është fat i madh kur ke prindër të mirë, por kur ke edhe një vjehrrë të mirë, është fat edhe më i madh. Unë kam një vjehrrë shumë të mirë dhe jam shumë e kënaqur”

Armina Mevlani

Shpesh herë në daljet publike Armina pyetet gjithmonë për vjehrrën dhe blogerja nuk i kursen fjalët e ëmbla.

Unë e kam shumë, shumë për zemër. Ajo është një zonjë që më mirëkupton. Sepse jo të gjithë prindërit mund ta bëjnë këtë. Në fillimet e mia, edhe prindërit e mi mund të kishin rezerva për punën time, por ajo më mbështet gjithmonë, e vlerëson për punën që bëj

Jona Spahiu

E pyetur nëse i heq filtrat kur është e ftuar për darkë të vjehrra, Jona është përgjigjur: Unë nuk kam vjehrrë! Unë kam dy mama.

Silva Gunbardhi

Këngëtarja e njohur e ftuar në emisione të ndryshme ka folur disa herë për raportin me vjehrrën

“Unë nuk e kam quajtur ndonjëherë vjehrrë, madje edhe në bisedat që bëj me mikeshat e mia. Jemi si shoqe. Ne kemi katër vjet që njihemi, më shumë se katër në fakt, se unë me Dafin kemi qenë shokë më parë. Kemi një marrëdhënie të mirë”

AlpeNews.al