DO QESHNI ME LOT! Komentuesit ngatërrojnë moderatoren e famshme me Ilir Metën (FOTO) – AlpeGossip
DO QESHNI ME LOT! Komentuesit ngatërrojnë moderatoren e famshme me Ilir Metën (FOTO)

DO QESHNI ME LOT! Komentuesit ngatërrojnë moderatoren e famshme me Ilir Metën (FOTO)

Një ditë më parë këngëtarja Rozana Radi publikoi në llogarinë e saj në Instagram një foto të një fëmijë të vogël dhe iu kërkoi ndjekësve të zbulonin cili personazh i politikës ishte.

Kaq mjaftoi për të shpërthyer komentet e shumta, ku shumica e komentuesve ishin të mendimit se fëmija në fjalë ishte Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Por vetëm pak më parë vetë Rozana publikoi një kolazh fotosh, duke iu treguar të gjithëve se personi të cilin e ngatërruan me Ilir Metën ishte gazetarja e njohur shqiptare Fiori Dardha.

Krah fotos shkruan:

“Dhe ta mendosh që këtë bebin e vogël e ngatërruat të gjithë me Z. Ilir Meta (shumica). Është Fiori Dardha, lutemi të gjithë që të mos bëhet presidente një ditë se do na ndryshojë “kushtetutën”. Fiori Dardha bebe i ngjan Z. Ilir Meta ndërsa tani ke pak nga “Nard Ndoka!”

E gjitha kjo ka shkaktuar mjaft të qeshura në rrjet dhe reagime!