“NXEHET” GENC PRELVUKAJ/ Merr masa të rrepta ndaj portaleve (FOTO) – AlpeGossip
“NXEHET” GENC PRELVUKAJ/ Merr masa të rrepta ndaj portaleve (FOTO)

“NXEHET” GENC PRELVUKAJ/ Merr masa të rrepta ndaj portaleve (FOTO)

Lidhja e Eni Kocit dhe Genc Prelvukajt ka qenë shumë e komentuar në media që kur u zbulua se dy këngëtarët ishin bashkë. Cdo foto e tyre, koment, deklaratë komentohej për ditë të tëra e të gjithë prisnin që dyshja të konfirmonte lidhjen. Ka vetëm 1 muaj që më në fund Eni dhe Genci e kanë pranuar publikisht se janë bashkë dhe tani nuk flasin edhe në emisione për lidhjen e tyre.

I ftuar së fundmi në emisionin “Tour De Cool”, Genci u shpreh i indinjuar me mediat dhe artikujt e tyre për lidhjen e tij me Enin.

Këngëtari tha se i ka ruajtur në një listë portalet të cilave nuk do ja hapë kurrë telefonin pas artikujve që kanë shkruar për lidhjen e tyre.

“Nuk më ka penguar asnjëherë pse është folur në portale. Por brenda teksteve ka pasur shumë probleme. Ka pasur idiotësira deri në pikën degraduese të njeriut. Nuk po them se e kanë trajtuar të gjithë se ka pasur gazetarë dhe portale fantasike. Pra nuk më ka penguar lajmi, por trajtimi i lajmit. Unë e kuptoj median se këtë punë ka. Jam i vetëdijshëm që jam njeri publik. Asnjëherë nuk kam marr masa ose të shkoj të kërcënoj dikë. Thjesht i kam futur në listë ato portale të cilave nuk do ja hap telefonin”, u shpreh Genci.