Kejvina Kthella zbulon ambicien e saj më të madhe, çfarë vjen pas “Xing me Ermalin”? – AlpeGossip
Kejvina Kthella zbulon ambicien e saj më të madhe, çfarë vjen pas “Xing me Ermalin”?

Kejvina Kthella zbulon ambicien e saj më të madhe, çfarë vjen pas “Xing me Ermalin”?

Jeta prej modeleje kishte filluar t’i merrte kohën më të madhe në Itali. Në fillim, kur ishte vetëm 14-vjeçare, Kejvina u angazhua në disa projekte modelingu, në Bergamo, aty ku jetonte bashkë me familjen që nga mosha 5-vjeçare dhe pasi mbushi 18 vjeç, iu drejtua Milanos për një jetë të re që synonte modën.

Deri këtu gjithçka shkoi shumë mirë, por kujt ia kishte marrë mendja se biondja e bukur do të gjendej fare rastësisht në një program me vëmendje maksimale si “Xing me Ermalin”?

Duke kujtuar si u gjend në programin e Ermalit, në “Rudina”, Kejvina zbulon se ishte një rastësi e bukur ftesa që iu bë 4 muaj më parë për të qenë pjesë e një projekti në Tiranë: “Në atë periudhë unë isha në Tiranë. Një djalë dhe një vajzë që kanë agjenci modelingu më bënë ftesë për të qenë në Klan si figurante. Por nuk më thanë për tek Ermali”, – rrëfen Kejvina.

Megjithatë, ajo sikur e kishte parandjerë se fati i saj do të ishte pikërisht Ermali: “Kur më kontaktuan, u thashë vetëm nëse bëhet fjalë tek Ermali, ndryshe nuk vij”, – thotë ajo. Dhe vetëm pak ditë më vonë, erdhi pikërisht një telefonatë prej tij: “Një ditë më kontakton Ermali, kur kisha vetëm një ditë që isha nisur për Itali. Të nesërmen erdha përsëri…”

Dhe pak kohë më vonë, modelja u shfaq me fustanin e kuq në program.

Sot, katër muaj pas performancës së zjarrtë, jeta e Kejvinës ka ndryshuar shumë. Është e njohur nga të gjithë nga efekti televizion, por ka filluar të ketë edhe ambicie. Në një të ardhme, e sheh veten në ekran, pse jo edhe në vend të Rudinës. Kështu thotë Kejvina pas pyetjes së moderatores: “Pse jo, edhe të arrija të bëja diçka në televizion, ja një program si yti p.sh”, – thotë me të qeshur pa e fshehur dëshirën për t’u marrë me televizion.

 

Pse jo, në fund të fundit?