NËNË PËR HERË TË PARË/ Rihanna tregon këshillën më të mirë që ka marrë për mëmësinë – AlpeGossip
NËNË PËR HERË TË PARË/ Rihanna tregon këshillën më të mirë që ka marrë për mëmësinë

NËNË PËR HERË TË PARË/ Rihanna tregon këshillën më të mirë që ka marrë për mëmësinë

Këngëtarja e njohur, Rihanna publikoi postimin e parë në TikTok dhe u prezantoi të gjithëve djalin e saj. 34-vjeçarja e ka filmuar të birin lidhur në sediljen e makinës.

Tashmë ajo është nënë dhe jeta e saj ka ndryshuar, por ende i ka parasysh të gjitha këshillat që ka marrë gjatë shtatzënisë. Në intervista, Rihanna ka deklararuar se do të bëhej një mami super-mbrojtëse.

Kur bëheni nënë, natyra ndryshon dhe fëmija juaj bëhet prioriteti juaj i parë”, është shprehur ajo.

Padyshim, që këngëtarja ka marrë shumë këshilla për mëmësinë, e në veçanti një pjesë e kujton: “Ndoshta këshilla më e mirë është të fle tani sepse nuk do kem mundësi më vonë. Më duhet të punoj për këtë përpara se të jetë një gjë e së kaluarës.”

Ylli i skenës gjithashtu tregoi se pjesa e saj e preferuar e ditës janë mëngjeset: “Mëngjeset, si të shohësh fytyrën e tij në mëngjes! Duke parë një fëmijë duke u zgjuar, është thjesht befasuese. Është më e lezetshmja, është pjesa ime e preferuar e ditës .”