“PËR ATA QË MENDOJNË SE NUK…”/ Ermal Mamaqi ka një mesazh të fortë për të gjithë ata që nuk besuan në të – AlpeGossip
“PËR ATA QË MENDOJNË SE NUK…”/ Ermal Mamaqi ka një mesazh të fortë për të gjithë ata që nuk besuan në të

“PËR ATA QË MENDOJNË SE NUK…”/ Ermal Mamaqi ka një mesazh të fortë për të gjithë ata që nuk besuan në të

Ermal Mamaqi publikoi filmin e tij të tretë ku ishte producent, regjisor dhe aktor i filmit. Më i afërti ishte dhe ai që bëri më shumë bujë filmi “I Love Tropoja”, premiera e të cilit u mbajt në “Pallatin e Kongreseve” jo më larg se para një muaji.

Nga dita e publikimit të “I Love Tropoja” Ermali ka rikthyer disa nga fjalët e tij që tha gjatë prezantimit. Ai dha një mesazh tepër motivues për të gjithë ata që mendojnë se nuk munden të arrijnë gjërat që duan.

“Një fjalë për ata që mendojnë se nuk munden…
Jam këtu sepse ata më thanë nuk mundesh.
I drejtohem të gjithë të rinjve. Mënyra më e mirë për ta parashikuar të ardhmen është ta krijojmë atë. Gjeni atë që keni pasion. Dhe bëjeni. Edhe pse ata ju thonë nuk bëhet. Kur ata ju thonë nuk bëhet janë duke ju treguar limitet e veta, jo tuajat.
Jeta ka të bëjë me perspektivën. Nëse do ta shohësh botën me negativitet dhe frikë, mund ta bësh kollaj. Nëse do ta shohësh me pozitivitet dhe të thuash që ktu ka një mundësi, një vlerë që ti mund ta përdorësh, mund ta bësh edhe këtë.
Dhe këtë e bën duke konkuruar me veten tënde.” shkruan krahas videos Mamaqi dhe duhet ta pranojmë se na dha të gjithëve një shtysë me këto fjalë dhe me suksesin që arriti duke i zbatuar ato. ALPEgossip.al