KIARA TITO ZBULON EMRIN E EMISIONIT TË RI/ Ja në cilin televizion do të transmetohet – AlpeGossip
KIARA TITO ZBULON EMRIN E EMISIONIT TË RI/ Ja në cilin televizion do të transmetohet

KIARA TITO ZBULON EMRIN E EMISIONIT TË RI/ Ja në cilin televizion do të transmetohet

Rreth një muaj më parë, moderatorja Kiara Tito njoftoi rikthimin e saj në ekran me një format tërësisht ndryshe nga ç’ishim mësuar ta shihnim deri tani.

Siç u zbulua më herët, emisioni i saj i ri kishte të bënte me modën, duke qenë se Kiara është e apasionuar pas saj dhe trendeve të fundit.

U zbulua se ky emision do të transmetohet në “Abc News”, gjë të cilën Kiara e ka konfirmuar edhe vetë nëpërmjet postimit të saj të fundit të Instagram.

Moderatorja ka ndarë me ndjekësit videon promo të emisionit, duke zbuluar më shumë detaje për këtë projekt të ri.

Emisioni do të titullohet “Style Star Show” dhe do të jetë një spektakël ku pjesëmarrësit do të konkurrojnë me njëri-tjetrin.

Ndaj, Kiara ka ftuar të aplikojnë të gjithë personat që kanë dëshirë të bëhen pjesë e këtij spektakli.

“A ke stil?
A mendon se stili yt eshte me i vecante se i te tjerave?
Ke pasion per moden?
A je gati te perballesh me kritiken, ky eshte vendi i duhur!”-shkruan Kiara krahas videos, pa zbuluar ende datën kur do të nisë transmetimin “Style Star Show”.