Çifti i famshëm shqiptar tregon vështirësitë ekonomike: Jetojmë në një shtëpi me prindërit… – AlpeGossip
Çifti i famshëm shqiptar tregon vështirësitë ekonomike: Jetojmë në një shtëpi me prindërit…

Çifti i famshëm shqiptar tregon vështirësitë ekonomike: Jetojmë në një shtëpi me prindërit…

Ata janë dy ndër artistët shqiptar më të njohur, të cilët prej vitesh janë bashkë në skenë dhe në jetë. Bëhet fjalë për Gert Vason dhe Enada Hoxhën, të cilët janë shumë aktiv si në televizion dhe në “Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit”, ku kanë sjellë në skenë një sërë kryeveprash.

Ditën e sotme çifit i njohur ishte i ftuar në emisionin “Chic” në televizionin “News 24” ku folën për karrierën e tyre artistike, për veprën “Liqeni i Mjelmave” e cila pritet të vihet në skenë së shpejti, por edhe për vështirësitë e tyre ekonomike. Ata zbuluan se jo gjithmonë fama të sjell përfitime të shumta ekonomike.

Ndërsa janë pyetur nga moderatorja e emisionit se ku e gjejnë kohën që të merren me djalin e tyre duke qenë se janë shumë të ngarkuar me punë, ata kanë zbuluar se për këtë gjë i ndihmon shumë nëna e Gertit, pasi ata ende jetojnë në një shtëpi me prindërit për shkak të vështirësive ekonomike.

Pas kësaj gazetarja është shprehur e habitur: “Mendoja se pas një karriere kaq të gjatë do ishit bërë bosa? Mendoja t’ju shihja në ndonjë super vilë”.

“Në Shqipëri ndodh e kundërta me artistët. Pasuria jonë më e madhe është ajo shpirtërore. Kënaqësia është kur ecën në rrugë dhe njerëzit të shikojnë me admirim”, tha Eneda.

Pavarësisht vështirësive ekonomike Gerti zbuloi së puna që bën është pasioni më i madh i jetës së tij.

“Të jemi realistë, për diçka që e ke dashur gjithmonë, e ke pasur pasion, normalisht nuk mund të kthehesh pas të thuash ‘ç’desha që u bëra kështu’. Ndoshta mund të themi që dëshira ishte shumë e madhe, por fati është ky, të jetojmë këtu dhe të shpresojmë për më të mirën”, tha Gerti.