“ÇDO FEMËR ËSHTË SEKSI”/ Rihanna prezanton koleksionin me të bredshme dhe “mbetëm pa fjalë” (FOTO) – AlpeGossip
“ÇDO FEMËR ËSHTË SEKSI”/ Rihanna prezanton koleksionin me të bredshme dhe “mbetëm pa fjalë” (FOTO)

“ÇDO FEMËR ËSHTË SEKSI”/ Rihanna prezanton koleksionin me të bredshme dhe “mbetëm pa fjalë” (FOTO)

Rihanna pushtoi mbrëmjen e modës në “New York Fashion Week” ku prezantoi koleksionin me veshje të brendshme të “Savage x Fenty”.

Rihanna ishte kujdesur deri në detaje që të gjitha femrat e çdo lloj përmase të mund të preknin koleksionin, ndaj në pasarelë u shfaqën modele të dobëta si dhe ato të kolme.

Në koleksion mbizotëronin punimet në ngjyrë nude dhe plot dantellë, si dhe veshje të brëndshme të rehatshme kryesisht në ngjyra gri dhe të zeza.

Sfilata u hap nga modelja Gigi Hadid e cila e veshur me të brëndshme dantellë ngjyrë nude dhe një ndër momentet më emocionuese ishte kur modelja shtatzënë Slick Wooks u shfaq e veshur me të brendshme.  Ajo nuk ishte modelja e vetme në pritje të ëmbël, pasi më pas u shfaq një tjetër e veshur me të brendshme nude.

Çdo femër është seksi pavarësisht formave të saj të trupit” ky ishte mesazhi që Rihanna dëshironte të përcillte.

AlpeNews.al ju njeh me disa nga modelet e koleksionit që u prezantua në New York: