"50 CENT" SËRISH PROBLEME/ Kësaj here akuzon oficerët me të cilët është përplasur (FOTO) - AlpeGossip
“50 CENT” SËRISH PROBLEME/ Kësaj here akuzon oficerët me të cilët është përplasur (FOTO)

“50 CENT” SËRISH PROBLEME/ Kësaj here akuzon oficerët me të cilët është përplasur (FOTO)

Përplasjet midis reperëve në Amerikë kanë qenë të shpeshta. Nga këto përplasje kanë lindur dhe problemet me oficerët e policisë.

Së fundmi janë ngritur investigime rreth një oficeri të policisë në New York, pasi ai ka urdhëruar skuadrën e tij të hapin zjarr ndaj reperit ‘50 Cent’.

E gjithë kjo histori është bërë e ditur nga vetë këngëtari në ‘Instagram’, i cili ka shtuar se oficeri i quajtur Emanuel Gonzales vazhdon akoma të jetë në detyrë edhe pas kësaj situate.

Nuk dihet ende vendimi që do të merret kundër tij, por pritet që këtë ta bëjë të ditur ‘50 Cent’ në ditët në vazhdim.