Playlista e krijuar për të gjithë konkurrentët e “Festivalit të Këngës” në kanalin e RTSH-së në YouTube nuk përmban më asnjë këngë.
Siç mund ta shihni në vijim, lista e krijuar posaçërisht për këngët e këtij edicioni është bosh. Një pjesë e këngëve janë fshirë sepse rezultojnë si [Deleted Video], ndësa disa të tjera janë bërë private [Private Video].
Është ende e paqartë arsyeja pse RTSH zgjodhi të fshinte playlistën me më shumë klikime në historinë e saj, e cila theu rekord me “Me Tana”, duke arritur në më shumë se 3.5 milionë klikime brenda një kohe të shkurtër.
Deri tani, nuk ka ende një reagim nga Radio Televizioni Shqiptar, përgjegjës për këngët në YouTube. Anabel.al u përpoq të kontaktonte me RTSH-në dhe deri në këto momente (21:44) nuk kemi marrë ende një përgjigje.