U KAP MAT NË PISHINË/ Jonida Maliqi flet për herë të parë për lidhjen me Romeon – AlpeGossip
U KAP MAT NË PISHINË/ Jonida Maliqi flet për herë të parë për lidhjen me Romeon

U KAP MAT NË PISHINË/ Jonida Maliqi flet për herë të parë për lidhjen me Romeon

Prej kohësh po përflitet se Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj janë në një lidhje. Dyshja ka preferuar të mos e konfirmojnë pavarësisht se janë fotografuar shpesh në vende të njejta.

Pak ditë më parë u publikua një video ku çifti shfaqeshin duke kaluar momente romantike në pishina, video e cila u komentua shumë dhe vërtetoi lajmet se ata janë bashkë.

Në një intervistë për “Revista Class”, Jonida është pyetur se ç’koment ka për titujt rozë të kohëve të fundit dhe nëse ka një ‘Romeo’ në jetën e saj?

“Jeta ime personale dua të mbetet e tillë, ndaj mund të shprehem se jam e qetë dhe e lumtur momentalisht”, është shprehur Jonida.