“SI DO TË REAGOJE NËSE FËMIJA YT TE THOTË SE ËSHTË GAY?” Princi William habit me përgjigjen (FOTO) – AlpeGossip
“SI DO TË REAGOJE NËSE FËMIJA YT TE THOTË SE ËSHTË GAY?” Princi William habit me përgjigjen (FOTO)

“SI DO TË REAGOJE NËSE FËMIJA YT TE THOTË SE ËSHTË GAY?” Princi William habit me përgjigjen (FOTO)

Gjatë një takimi në Londër me një grup të rinjsh të komunitetit LGBT që ishin mohuar nga prindërit e tyre për shkak të orientimit të tyre seksual, princi William u shpreh se ai nuk do e kishte fare problem nëse edhe fëmijët e tij do ishin gej.

“Nëse fëmija yt në të ardhmen të thotë se është gej ose lezbike si do reagoje”, e pyeti një nga të pranishmit princin.

“Mendoj se askush nuk mendon për këtë derisa bëhet prind dhe mendoj që do ishte absolutisht në rregull për mua”, u shpreh princi.

“Ajo çfarë më shqetëson është si do të perceptohej kjo. Kështu që unë the Kate kemi biseduar me ta që të jenë të përgatitur”, shtoi William.

“Nuk më shqetëson që mund të jenë gej, por sesi të tjerët do reagojnë, presioni që do kenë dhe sa e vështirë mund të bëhet jeta e tyre. Do doja të jetonim në një botë ku kjo gjë do ishte normale, por për shkak të pozitës që ka familja ime kjo gjë më shqetëson”, u shpreh princi.