TË DASHURUAR “KOKË E KËMBË”/ Çfarë po ndodh mes Einxhel dhe DAGZ pas përfudimit të “BB VIP” – AlpeGossip
TË DASHURUAR “KOKË E KËMBË”/ Çfarë po ndodh mes Einxhel dhe DAGZ pas përfudimit të “BB VIP”

TË DASHURUAR “KOKË E KËMBË”/ Çfarë po ndodh mes Einxhel dhe DAGZ pas përfudimit të “BB VIP”

Einxhel dhe Dj Dagz janë një ndër çiftet e krijuara brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, marrëdhënia e të cilëve duket se po ecën mjaft mirë edhe pas përfundimit të formatit.

Ndërkohë, mbrëmjn e djeshme, ato kanë bërë daljen e tyre të parë televizive në interviste krah njëri-tjetrit, duke na treguar për mënyrën se si po shkon lidhja e tyre.Dyshja tregoi se jetojnë bashkë herë në Tiranë dhe herë në Prishtinë, në varësi të angazhimeve. Ata thanë se ende nuk e kanë vendosur se ku do jetojnë përfundimisht.

Po ashtu, çifti u ndal edhe te takimet me familjarët e njëri-tjetrit duke thënë se çdo gjë ka shkuar shumë mirë. Moderatorja zbuloi se ajo ka takuar të gjithë familjarët e Dagz, kurse Dj ka takuar vetëm vëllain dhe babin e saj pak minuta në finale.

“Dagz e ka takuar babin vetëm në finale e Big Brother VIP dhe nuk janë takuar më. Ndërsa, vëllain e ka takuar disa herë. Unë jam takuar me prindërit e Dagz kur isha në Kosovë. Nuk më vendosën në siklet, ishin shumë të thjeshtë. Motra e Dagz është kunata që kam ëndërruar. Një grua për tu patur zili, jemi shumë të ngjashme dhe më pëlqen shumë.”- është shprehur Einxhel.

Ata u shprehën se kanë njohur dimensione të reja të njëri-tjetrit dhe janë surprizuar me disa gjëra që nuk i kishin ditur më parë.